Prokuroria Publike: Arsovska si person zyrtar duhet t’i tregojë parcelat për të cilat dyshon se ka paligjshmëri në Komunën e Çairit

Prokuroria Themelore Publike Shkup vepron sipas njoftimit të paraqitur nga SPB Shkup dhe ka lëshuar disa urdhra sipas të cilave tashmë po ndërmerren veprime, informojnë nga Prokuroria në lidhje me atë nëse prokurori publik deri më tani ka siguruar prova nga Komuna e Çairit në lidhje me pretendimet e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
“Nëse kryetarja e Qytetit të Shkupit, si person zyrtar ka dijeni për një vepër penale, ajo ka për detyrimi atë ta paraqesë, të bashkëpunojnë me prokurorinë publike dhe të tregojë se te cilat parcela ose ndërtesa konkrete janë zbuluar dyshime për paligjshmëri. Kjo është e nevojshme në mënyrë që prokuroria të mund të veprojë dhe të parandalojë kompromentimin e mundshëm të provave materiale”, kumtojnë nga Prokuroria.
Lidhur me kërcënimet, theksojnë nga Prokuroria, Ministria e Punëve të Brendshme është organi përgjegjës drejtëpërdrejtë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, si dhe zbulimin dhe parandalimin e atyre që e rrezikojnë.
“PTHP Shkup është në dispozicion përmes prokurorit publik kujdestar, menjëherë pa vonesë, nëse kryetarja e Qytetit të Shkupit dëshiron, ta marrë në pyetje për të gjitha dyshimet, njohuritë dhe kërcënimet dhe t’i kontrollojë të gjitha rrethanat”, theksojnë nga Prokuroria.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e akuzon kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiua për krim dhe legalizim të ndërtimeve pa leje, ndërsa mbrëmë në një intervistë televizive tha se merr edhe kërcënime me jetë.