Prokuroria për Krim dhe Korrupsion ka ngritur aktakuzë ndaj Ramiz Merkos

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur padi kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në lidhje me blerjen e veturës luksoze “Audi”, njoftoi Prokuroria në konferencën e sotme për media.

Sipas prokurorit që trajton rastin, nisma e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka mbërritur pak më vonë dhe procedura para hetimore ka qenë e mundimshme.

“Kundër Ramiz Merkos është ngritur aktakuzë, me iniciativë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e cila ka mbërritur pak më vonë. Procedura para hetimore ka qenë e mundimshme dhe më në fund kemi mbledhur prova të mjaftueshme. Akuza i referohet “keqpërdorimit të pozitës zyrtare” në lidhje me auditimin, neni 353 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1”, tha prokurori.

Në vitin 2020, Antikorrupsioni ngriti një iniciativë për të ndjekur penalisht Merkon për blerjen e automjeteve të pasagjerëve, përfshirë një Audi A6 me vlerë 67,000 euro, por më pas Prokuroria e mbylli çështjen në fazën e hetimeve paraprake, edhe pse auditorët konstatuan se tenderi është realizuar në kohën e paqëndrueshmërisë financiare të Komunës së Strugës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button