“Prokuroria në krye me Islam Abazin po hesht dhe nuk reagon për skandalin me Lotarinë Shtetërore”

Nënshkrimi i marrëveshjes mes pronarit të “Pucko Petrol”- Asmir Jahoski edhe Lotarisë së Maqedonisë për marrjen me qira të objektit në Vizgeb, në vlerë prej 2.6 milionë euro, e hapi kutinë e Pandorës për tenderët e fituar në Lotarinë shtetërore dhe financimin e BDI-së nga ana e subjekteve juridike, thuhet në reagimin e partisë “E Majta”.
Ata thonë se tani, promovimin dhe marketingun e Lotarisë shtetërore e punojnë kompani, pronarë të së cilës janë në relacione të afërta me pronarët e shtëpive botuese “Arbëria Dizajn” dhe “Ars Lamina”.
“Edhe një kompani e cila paraqitet në skenën korruptive është ‘Litera Grup’. Pronari i kësaj kompanie është Afet Iljazi, i cili ka qenë redaktor kryesore në shtëpinë botuese ‘Arbëria Dizajn’ deri në vitin 2021. Kompania ‘Litera’ ka marrë shtatë tenderë në Lotarinë shtetërore ku vlera e përgjithshme tejkalon 283.000 euro”, qëndron në reagimin e partisë “E Majta”.
Nga kjo parti thonë se këto kompani janë të afërt me zv/kryeministrin Artan Grubi, ndërsa tenderët i kanë fituar në momentin kur në krye të Lotarisë vendoset Përparim Bajrami, ish shef i kabinetit të Artan Grubit.
“Në vend që Prokuroria Themelore Publike të iniciojë procedurë, Prokuroria e kontrolluar nga BDI, nëpërmjet Islam Abazit, e transferon përgjegjësinë në policinë financiare. Dominimi mbi sistemin gjyqësor nga ana e BDI-së, e konfirmon se kjo parti është pushteti faktik në Maqedoni, e cila e plaçkit shtetin, ndërsa LSD e pasokizuar është partneri i koalicioni i cili do të pranojë të gjitha krimet vetëm që ti mbajë privilegjet e pushtetit”, thuhet më tej në reagimin e partisë “E majta”. /alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button