Prokuroria me detaje për vrasjen e mjekut të Shkupit

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer inspektim në vendngjarje në vendbanimin Zhelezarë në Shkup, ku gjatë natës është gjetur trupi i pajetë i një mjeku me plagë të shumta me thikë. Trupi i të ndjerit është gjetur nga djali i tij, njofton Prokuroria.

“Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion, si dhe urdhër për grumbullimin dhe analizimin e të gjitha gjurmëve të gjetura në vendngjarje dhe sigurimin e pamjeve të video vëzhgimit. Po ndërmerren veprime për zbardhjen e ngjarjes”, shpjegon Prokuroria.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button