Prokuroria me detaje për bastisjen në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve, po hetohet një gjykatës i rëndësishëm

Në kuadër të një rasti kundër një gjyqtari suprem, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke analizuar telefonin e të dyshuarit, ka gjetur informacione që tregojnë për kryerjen e mundshme të një vepre tjetër penale, njofton prokuroria, raporton Alfax. Mësohet se bëhet fjalë për gjykatësin e supremes Naqe Georgiev i cili është në paraburgim nën akuzën për korrupsion prej 10 mijë eurosh nga ish-kryetari i Novosellës, Boro Stojçev, i cili akuzohej për kontrabandë me cigare.

“Për ti hetuar të dhënat e tilla, prokurori në fjalë ka ngritur lëndë me të cilën ka parashtruar kërkesë te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup për konfiskimin e dy telefonave celularë nga një person i punësuar në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve , si dhe një video dhe dy dosje për një ish dhe një kandidat aktual të Akademisë”, shpjegon prokuroria.

Gjatë ditës së djeshme, me urdhër të gjyqtarit policia bastisi objektin e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve ku jozyrtarisht, po kërkohen prova për manipulim të sistemit për dhënien e provimeve. Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button