Prokuroria kërkon dënim maksimal për “Llaskarcën”, parashikohen të paktën 4 vite burg

Prokurori publik Darko Jakimovski në fjalën e tij përfundimtare kërkoi dënimin më të ashpër për të akuzuarit në rastin e aksidentit në afërsi të fshatit Llaskarcë. Jakimovski konsideron se ka pasur pakujdesi në veprimet e të gjithë të akuzuarve dhe është vetëm çështje kohe se në çfarë baze, siç tha ai, “kaosi i operacionit mund të kishte pasoja të tilla apo të ngjashme”. Prokurori theksoi se nga provat e paraqitura gjatë seancës, jashtë dyshimit të arsyeshëm, rezulton se veprimet e të gjithë të pandehurve kanë lidhje të drejtpërdrejtë me pasojën që ka sjellë 16 të vdekur.

Sipas tij, të gjithë e kanë pasur për detyrë ligjore që të mos ndodhë kjo pasojë dhe ka treguar se mendon se nuk është çështje mendjelehtësie sepse siç tha ai, pasojat fatale mund të parandaloheshin.

“Unë sugjeroj që të pandehurit të dënohen me dënimet më të rënda për veprat për të cilat akuzohen. Bëhet fjalë për pasoja veçanërisht të rënda, disa nga viktimat do të jetojnë me ato trauma gjatë gjithë jetës së tyre”, theksoi prokurori.

Ai tha se ka një shkallë të jashtëzakonshme të përgjegjësisë tek secili nga të pandehurit, sjelljen e tyre pas veprës penale e vlerësoi si jo të papërfillshme, ndërsa qëndrimi i të pandehurve gjatë procedurës ishte i respektueshëm që është një prej rrethanave lehtësuese.

“Është e nevojshme që secili të matet sipas asaj që meriton, duke pasur parasysh pronat që i kanë pasur gjatë punës”, theksoi Jakimovski. Ai ka kërkuar që të gjithë të pandehurve t’u ndalohet ushtrimi i profesionit.

“Të pandehurit nuk duhet të lejohen të përfshihen në çështje të tilla në të ardhmen. Ndalimi i ushtrimit të profesionit të tyre dhe asnjëri prej tyre të mos ketë kontakt me trafikun në asnjë aspekt”, tha prokurori, i cili shtoi se autobusi duhet sekuestruar si objekt për kryerjen e një krimi.

Prokurori publik theksoi se pret drejtësi të vërtetë, siç tha ai, jo vetëm sepse e vërtetojnë provat, por e meritojnë viktimat, të lënduarit, qytetarët dhe të gjithë në procedurë.

Avokatët e të dëmtuarve u pajtuan me fjalën përfundimtare të prokurorit publik, kërkuan aktgjykim dënues dhe kërkuan shpenzime.

Të akuzuar në rastin e aksidentit në afërsi të Llaskarcës që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, janë Durmish Beluli, pronari i kompanisë “Durmo Tours”, personi përgjegjës për transportin në kompani, Remzi Miftari dhe drejtuesi i autobusit Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërkaq për të njëjtën vepër akuzohen edhe tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.

Sipas nenit 300, paragrafi 2 të Kodit Penal, për të cilin akuzohen të pandehurit, parashikohet dënim me burg prej të paktën katër vitesh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button