Prokuroria ka nisur procedurë kundër një 55-vjeçari që theu xhamin e Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, kërkohet edhe paraburgim

Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka nisur procedurë penale kundër një personi 55-vjeçar, i dyshuar se më 11 janar, me një gur, ka thyer xhamin e derës së Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup.
“Prokurori publik i ka paraqitur gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit, me arsyetimin se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik ikjeje, si dhe frikë e bazuar se i dyshuari mund ta përsërisë veprën”, thuhet në njoftim.
Sipas Prokurorisë, personi ka kryer veprën penale “dëmtim i sendeve të huaja”.



