Prokuroria hap lëndë për tragjedinë në Karposh pas dyshimeve për lëshime në Qendrën për Punë Sociale

Prokuroria Publike ka hapur lëndë pas zërave të përhapur dhe informacioneve të publikuara në media mbi parregullsitë e supozuara, të konstatuara gjatë mbikëqyrjes inspektuese në Qendrën për Punë Sociale, lidhur me ngjarjen tragjike në Karposh ku humbën jetën nëna dhe vajza pas rënies nga ballkoni.
Siç njoftojnë nga Prokuroria, lënda i është dorëzuar për procedim kompetent Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, e cila do të kryejë kontrolle me qëllim që të përcaktojë nëse në rastin konkret ekzistojnë elemente të veprës penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare.
Prokuroria kompetente do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të pretendimeve dhe vërtetimin e fakteve.



