Prokuroria ankohet te Këshilli Penal, djali i deputetit të BDI-së duhet të jetë në burg!

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka njoftuar se ka shqyrtuar Vendimin me të cilin nuk është pranuar propozimi i prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për Asmir Jahoskin, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak dhe një masë sigurie – konfiskimin e pasaportës dhe ndalimin e lëshimit të një pasaporte të re.
E pakënaqur me këtë vendim, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, brenda afatit ligjor, ka paraqitur ankesë pranë Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave të procedurës penale. Prokuroria kërkon që Këshilli Penal të rishqyrtojë faktet e përfshira në ankesë, si dhe faktet vendimtare mbi të cilat është bazuar Vendimi i kontestuar.