Prokurori Bubevski tregon se deri ku është hetimi për vrasjen e dyfishtë

Prokurori Gavril Bubevski, sot ka deklaruar se për momentin janë duke u hetuar provat materiale në lidhje me vrasjen e Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe Pançe Zhezhovski nga Velesi.
“Hetimi në lidhje me veprimet është në atë nivel që ju thash edhe herën e kaluar, ndërsa normalisht po hetohen provat materiale. Mund të them se provat materiale flasin me të njejtën gjuhë me të cilën flasin të dyshuarit. Aq”, tha Bubevski.
Ai nuk deshi të jep përgjigje konkrete nëse motivi i vrasjes mbetet i njejt- përfitime.
Në pyetjen e gazetarëve nëse makina është incizuar nga “Safe City” ose ndonjë kamerë tjetër, ai tha se janë grumbulluar gjitha provat materiale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button