Projektligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë në komision parlamentar

Në Kuvend sot do të mbajnë seanca komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, si dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik.

Në rendin e ditës të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është Propozim-ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lexim të parë, si dhe shqyrtimi i raportit të Komisionit Ligjvënës-Juridik për Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike – lexim i dytë.

Siç informuan nga Ministria e Drejtësisë, Propozim-ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të pavarësisë, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit të prokurorisë publike.

Me miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike dhe Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç theksohet, pritet të forcohet pavarësia e Prokurorisë Publike, të përmirësohen mekanizmat e përgjegjësisë për personat që ushtrojnë funksione në sistemin gjyqësor, të rriten kapacitetet dhe efikasiteti i prokurorisë publike, si dhe të përforcohen kriteret për përzgjedhjen e prokurorëve publikë.

Theksohet se prokurorët që janë subjekt i procedurave disiplinore i kanë të gjitha garancitë për një gjykim të drejtë, në përputhje me dispozitat e këtyre dy ligjeve.

Në rendin e ditës të Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike janë Propozim-Plani financiar për vitin 2026 i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim të Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe Propozim-vendimi për përcaktimin e përqindjes së ndarjes nga të ardhurat totale vjetore për financimin e punës së këtij komisioni për vitin 2026.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button