Projekti që sjell siguri: Mexhiti dhe Sejdiu nënshkruajnë marrëveshje për Zhelinën

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh lider i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar fillimin e punimeve për rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Kapazhdoll, Komuna e Zhelinës. Projekti, i cili kap vlerën mbi 6 milionë denarë, u formalizua me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me kryetarin e komunës, Blerim Sejdiu.

“Probleme që u lanë pas dore për vite, sot po i zgjidhim”, deklaroi Mexhiti, duke theksuar rëndësinë e këtij investimi për mbrojtjen e banorëve nga përmbytjet dhe garantimin e sigurisë për shtëpitë, tokat bujqësore dhe rrugët e zonës.

Projekti përfshin pastrimin dhe sistemimin e shtratit të lumit, ndërtimin e mureve mbrojtëse dhe rikonstruktimin e pjesëve të dëmtuara të infrastrukturës.

“Edhe fshatrat e vegjël meritojnë kujdes dhe investim, po aq sa qytetet. Ky është standardi ynë,” theksoi Mexhiti, duke nënvizuar përkushtimin për zhvillim të barabartë dhe zgjidhje konkrete për komunitetet lokale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button