Profesori Universitar Sahmedin Sali i bashkangjitet Alternativës

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka njoftuar se partisë i është bashkangjitur, Sahmedin Sali, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tetovës.
“Sot, në selinë e Alternativës, e prita Dr. Sahmedin Sali – profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tetovës. Ai kaherë ka qenë mbështetës i yni, por nga sot edhe zyrtarisht do të jetë bashkudhëtar i kësaj kauze.
Njerëzit entuziastë, të zellshëm, punëtorë dhe të angazhuar në jetën publike, si Dr. Sahmedini, janë një arsye më shumë se pse ia vlen politika si mision.
Dera jonë është e hapur për të gjithë intelektualët vullnetmirë dhe konaku ynë ka vend për të gjithë që e ndjejnë përgjegjësinë e angazhimit publik”, ka shkruar Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button