Profesori Ali Pajaziti e fitoi edhe çmimin “13 Nëntori”

Profesori universitar Ali Pajaziti, brenda 4 ditëve, pas atij “Ambasador i Paqës” (Vlorë), e fiton edhe çmimin e dytë, këtë radhë vendor, atë të Qytetit të Shkupit “13 Nëntori” për kontributin e tij në sferën e shkencës: sociologjisë, raporton Alfax.

Ky shpërblim, që u jepet personave fizikë dhe juridikë dhe që ka për qëllim promovimin e vlerave konstante, akordohet për shumë kategori si kultura, arsimi, shkenca, arti, arkitektura, shëndetësia, sporti etj.

Çmimi “13 Nëntori” që nga viti 1955 iu jepet qytetarëve të dalluar, ndërtuesve të kulturës dhe jetës së përgjithshme të kryeqytetit të RMV-së, figurave që kontribuojnë në përparimin dhe afirmimin e këtij entiteti urban në planin lokal dhe global. /Alfax/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button