Prodhuesit e qilimave nga Türkiye do të rinovojnë qilimat e xhamisë Emevite në Damask
Kryetarja e Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit në Turqi, Fatma Şahin njoftoi se qilimat e xhamisë Emevite në Damask do të rinovohen nga prodhuesit e qilimave nga Gaziantepi, transmeton Anadolu.
Në deklaratën në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Şahin kujtoi se ata si Gaziantep, janë të gatshëm të bëjnë qilimat e xhamisë Emevite.
“Prodhuesit tanë nga Gaziantepi, lideri botëror në qilima, e kanë marrë përsipër të gjithë koston. Ne shkuam si Bashki Metropolitane e Gaziantepit dhe filluam punën. Qilimat e xhamisë Emevite të Damaskut do të jenë gati për namazin e parë të teravisë, në dashtë Zoti. Faleminderit Zotit tonë që na dha këtë mundësi”, tha Şahin.