Prodhimi ditor i naftës në Libi arrin nivelin më të lartë në 12 vitet e fundit
Kryeministri i Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh njoftoi se prodhimi ditor i naftës së vendit të tij ka arritur nivelin më të lartë në 12 vitet e fundit, transmeton Anadolu.
Dbeibeh nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se prodhimi aktual i naftës së papërpunuar në Libi është 1 milion e 363 mijë fuçi.
Duke treguar se ky është niveli më i lartë në 12 vitet e fundit, Dbeibeh tha: “Kjo shifër është pjesë e planit tonë për të zhvilluar sektorin e naftës dhe për të rritur prodhimin në 2 milionë fuçi (në ditë) deri në fund të vitit 2025”.
Sipas tij, kjo rritje e prodhimit të naftës do të kontribuojë në vlerësimin e dinarit libian kundrejt valutës së huaj dhe në stabilizimin e ekonomisë së vendit.
Libia, sipas të dhënave të OPEC-ut, është vendi me rezervat më të mëdha të naftës në Afrikë me 50 miliardë fuçi naftë. Por, për shkak të ndarjes dhe paqëndrueshmërisë politike, fushat e naftës mbyllen në periudha të ndryshme dhe ndodhin ndërprerje të prodhimit.