Probleme në mesfushën e Barcelonës, dëmtohet Frenkie de Jong

Lajme të këqija për Barcelonën dhe trajnerin Hansi Flick. Pikërisht në momentin kur skuadra po rikuperon lojtarë të rëndësishëm si Pedri dhe Gavi, një tjetër shtyllë e mesfushës ka pësuar dëmtim: Frenkie de Jong.

Mesfushori holandez ndjeu shqetësime gjatë seancës stërvitore të së enjtes dhe iu nënshtrua menjëherë ekzaminimeve mjekësore. Sipas raportimeve të para, problemi në kofshë mund të jetë i rëndësishëm, megjithatë klubi katalanas ende nuk ka bërë të ditur shkallën e saktë të dëmtimit dhe kohën e rikuperimit. Parashikimet flasin për disa javë mungesë.

Dëmtimi i De Jong vjen në një moment kyç të sezonit. Javën e ardhshme Barcelona luan ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Atlético Madrid, ku duhet të përmbysë rezultatin, ndërsa më pas rikthehet edhe në garën e UEFA Champions League. Paralelisht, katalanasit mbrojnë vendin e parë në kampionat.

28-vjeçari ka qenë një element thelbësor në mesfushën ‘blaugrana’ këtë sezon, duke zhvilluar 31 ndeshje, me një gol të shënuar në LaLiga kundër Levantes dhe 7 asistime.

Megjithatë, Flick ka alternativa për dyshen e mesfushës. Përveç Pedrit, i cili është gati për të nisur nga minuta e parë, në dispozicion janë edhe Marc Bernal, Marc Casadó, Eric García dhe Fermín López, që mund të mbulojnë boshllëkun e lënë nga mungesa e De Jong.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button