Prezenca e akullit mbyll aeroportin e Berlinit, pasagjerët paralajmërohen për anulime fluturimesh

Aeroporti i Berlinit do të mbetet i mbyllur të premten për shkak të kushteve të rrezikshme të akullit, siç raportoi agjencia gjermane e lajmeve DPA. Një zëdhënës i aeroportit deklaroi se është ende e pasigurt se kur mund të rifillojnë fluturimet në mënyrë të sigurt.

Aeroporti u përball me ndërprerje të konsiderueshme, me linjat ajrore të detyruara të vononin ose anulonin fluturimet e nisjes pasi bora dhe shiu që ngrinë nga temperturat e ulëta,  shkaktuan kaos të enjten.

Sipas faqes së internetit të aeroportit, kushtet aktuale të motit i kanë bërë të pamundura të gjitha ngritjet dhe uljet. Situata mbetet e paqëndrueshme ndërsa zyrtarët punojnë për të adresuar ndërlikimet e akullit.

“Për shkak të kushteve të motit, aktualisht nuk janë të mundura ngritje ose ulje”, tha aeroporti në faqen e tij të internetit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button