Pretendohet se 3 zyrtarë mbështetës të Izraelit u shkarkuan në administratën amerikane

Mediat izraelite pretenduan se tre zyrtarë të lartë pro-izraelitë në administratën amerikane u shkarkuan nga postet e tyre për shkak të mosmarrëveshjeve midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në lidhje me “Iranin dhe Gazën”, transmeton Anadolu.
“Yedioth Ahronoth” raportoi se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, shkarkoi tre zyrtarë të nivelit të lartë në administratën amerikane, të cilët ishin “mbështetës të fortë të Izraelit”, përfshirë një shtetase amerikano-izraelite, që ishte përfshirë në negociata me Iranin.
Thuhet se qeveria e Tel Avivit vlerësoi se mbështetësit pro-Izraelit u shkarkuan për shkak të dëshirës së Trumpit për të marrë politikën e jashtme në duart e veta dhe se në sfond kishte mosmarrëveshje midis Trumpit dhe Netanyahut “lidhur me sulmin e mundshëm ndaj Iranit dhe luftën në Gaza”.
Ne lajm njoftohet se ndryshimet në administratën e SHBA-së janë pritur me shqetësim në Izrael.
Thuhet se dy nga të shkarkuarit ishin Merav Ceren, me shtetësi të dyfishtë amerikane dhe izraelite, që u emërua së fundmi si koordinatore e njësisë së Iranit dhe Izraelit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, dhe Eric Trager, koordinatori i njësisë së Afrikës.
Ceren dhe Traeger u emëruan në këtë pozicion nga ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Waltz, i cili njihej si një “pro-izraelit i madh” dhe u shkarkua nga Trump.
Njoftohet se vendimi për të shkarkuar mbështetësit pro-izraelitë u bazua te Presidenti i SHBA-së Trump dhe zëvendëspresidenti James David (JD) Vance.