Presidentja e Federatës së Futbollit të Norvegjisë: Debati mbi Izraelin dhe FIFA-n duhet të vazhdojë

Presidentja e Federatës Norvegjeze të Futbollit, Lise Klaveness, tha se ajo ka qenë gjithmonë e kujdesshme për t’i theksuar shkeljet e statuteve të FIFA-s dhe UEFA-s që lidhen me veprimet e Izraelit në Gaza, duke theksuar se “ky diskutim duhet të vazhdojë”.

Klaveness mbajti një konferencë për shtyp përpara ndeshjes Norvegji–Izrael, e planifikuar të shtunën në kuadër të kualifikueseve evropiane për Kupën e Botës 2026.

E pyetur nga Anadolu nëse, pas shpalljes së armëpushimit në Gaza, ajo ende mban qëndrimin se Izraeli duhet të përjashtohet nga futbolli ndërkombëtar për t’u mbajtur përgjegjës për gjenocidin në Gaza, Klaveness u përgjigj: “Ne, si të gjithë të tjerët, jemi shumë të lumtur që është arritur një marrëveshje paqeje. Mendoj se është thelbësore t’i japim asaj energji dhe vrull. Sigurisht, nuk jemi drejtpërdrejt të përfshirë në këto bisedime, por të gjithë kemi platformat tona.

Për ne është më e rëndësishme që bombardimet të ndalen dhe pengjet të kthehen në shtëpi, sesa ndeshja e nesërme”.

Ajo shtoi se kur është folur për sanksione dhe pezullime ndaj Izraelit, çështja nuk ka qenë politike, por lidhej me shkelje të rregulloreve të FIFA-s dhe UEFA-s.

“Jo se nuk na interesojnë shkeljet e ligjit humanitar apo atij ndërkombëtar, por kjo është një çështje politike. Kjo është arsyeja pse kam qenë e kujdesshme të theksoj shkeljet e statuteve të FIFA-s dhe UEFA-s, dhe pse kjo bisedë duhet të vazhdojë”, theksoi Klaveness.

“Askush nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj dhimbjeje njerëzore”

Klaveness tha se asnjë organizatë nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj “vuajtjes ekstreme njerëzore që ndodh në sfondin e kësaj ndeshjeje”.

“Ne nuk kemi fuqinë të mobilizojmë Evropën, por të gjithë e vunë re që ekziston një lëvizje,” u shpreh Presidentja e Federastës norvegjeze, duke shtuar se Federata Norvegjeze ka qenë e hapur dhe transparente për qëndrimet e saj.

“Ne nuk bëjmë asgjë fshehurazi, ndoshta kjo është arsyeja pse federata izraelite po vepron kështu. Rruga është më e lehtë për ne, sepse kemi qenë të qartë që prej dy vitesh. Nuk e di çfarë ndodhi pas raportit të OKB-së, por di që kjo nuk erdhi nga Oslo”, shtoi ajo.

Klaveness theksoi se qëllimi i tyre nuk është ndalimi i Izraelit, por respektimi i një sistemi të bazuar në rregulla.

“Ne përpiqemi të reagojmë në çdo rast të ngjashëm. Është e vështirë, sepse nëse je i vetmi që ngre zërin, mund të interpretohet si qëndrim politik — por ne e pranojmë këtë,” përfundoi ajo. /TRT Balkan/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button