Presidenti turk Erdogan: Rendi i pas Luftës së Dytë Botërore po përballet me krizë legjitimiteti

Sistemi ndërkombëtar i krijuar nga fituesit e Luftës së Dytë Botërore sot po përballet me një krizë të rëndë legjitimiteti në thuajse të gjitha fushat, tha të premten presidenti turk.

“Rendi i pas Luftës së Dytë Botërore i ndërtuar nga fituesit e saj përballet me një krizë të thellë legjitimiteti në pothuajse të gjitha fushat”, tha Recep Tayyip Erdoğan në një video-mesazh dërguar Samitit Ndërkombëtar të Komunikimit Strategjik 2026 (Stratcom Summit ‘26), i mbajtur në Istanbul nga Drejtoria e Komunikimit e Turqisë.

“Fundi i tragjedive dhe rivendosja e paqes dhe stabilitetit në mbarë botën, veçanërisht në rajon, është më e rëndësishme se kurrë”, tha ai.

“Turqia do të ruajë me vendosmëri qëndrimin e saj parimor, të vendosur, të përqendruar te paqja, vlerat humane dhe drejtësia”, shtoi Erdoğani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button