Presidenti turk Erdogan pret Mbretin Abdullah të Jordanisë në Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur Mbretin Abdullah të Jordanisë në Stamboll, i cili po qëndron për një vizitë në Turqi.
Pas ceremonisë zyrtare në Pallatin Dolmabahçe, dy udhëheqësit zhvilluan një takim kokë më kokë, të ndjekur nga bisedime mes delegacioneve përkatëse.
Në takim gjithashtu morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Yasar Güler, ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, Ibrahim Kalin dhe këshilltari presidencial, Akif Çağatay Kiliç.



