Presidenti Tokayev: Kazakistani ka rezerva qymyri që mjaftojnë për 300 vjet

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, njoftoi se në vend gjenden rreth 33 miliardë ton rezerva qymyri, të cilat, sipas tij, do t’u mjaftonin për 300 vjet, raporton Anadolu.

Tokayev i bëri këto deklarata gjatë Takimit të 5-të të Kongresit Kombëtar, të mbajtur në qytetin Kyzylorda, ku foli për ekonominë e vendit.

Ai theksoi se ekonomia e vendit vitin e kaluar u rrit me 6,5 për qind, duke shtuar se Prodhimi i Brendshëm Bruto e kaloi shifrën prej 300 miliardë dollarësh, ndërsa të ardhurat për frymë për herë të parë arritën në 15 mijë dollarë.

Tokayev theksoi gjithashtu nevojën për burime të reja të prodhimit të energjisë, duke vënë në dukje se avantazhet e vendit në këtë fushë nuk janë shfrytëzuar siç duhet.

Ai njoftoi se Kazakistani zotëron 33 miliardë tonë rezerva qymyri dhe se, me normat aktuale të konsumit, këto rezerva do të mjaftonin për 300 vjet.

Duke theksuar se aktualisht prodhohen rreth 110 milionë ton qymyr në vit, Tokayev tha: “Qymyri është pasuria jonë strategjike”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button