Presidenti sirian Al-Sharaa: Damasku i gatshëm të forcojë lidhjet me Rusinë

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa tha sot se Damasku është i gatshëm të rivendosë marrëdhëniet “historike dhe strategjike” me Rusinë, transmeton Anadolu.

“Ne i respektojmë të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe historinë e madhe me Rusinë, dhe përpiqemi të rivendosim natyrën e këtyre marrëdhënieve”, tha Al-Sharaa në një konferencë të përbashkët për mediat në Moskë me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Ne kemi marrëdhënie të ngushta me Rusinë. Një pjesë e madhe e sektorit të energjisë së Sirisë varet nga ekspertiza ruse”, shtoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button