Presidenti palestinez: Nuk e pranojmë ndarjen e Gazës, Izraeli nuk ka legjitimitet në Gaza
"Shteti palestinez është entitet i vetëm dhe i pandashëm gjeografik dhe politik që përfshin Gazën, Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor", tha Abbasi.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas deklaroi se ata refuzojnë ndarjen e Gazës dhe se Izraeli nuk ka legjitimitet në asnjë pjesë të Gazës.
Duke folur në hapjen e sesionit të 13-të të Këshillit Revolucionar të Lëvizjes Fatah, Abbas tha se shteti palestinez është entitet i vetëm dhe i pandashëm gjeografik dhe politik që përfshin Gazën, Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor. Ai tha se prioritetet e tyre janë ta bëjnë armëpushimin në Gaza të përhershëm dhe të sigurojnë hyrjen e menjëhershme të ndihmës humanitare.
“Faza e dytë e planit të presidentit të ShBA-së Donald Trump duhet të zbatohet në Rripin e Gazës. Kjo parashikon tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza, dorëzimin e pushtetit nga Hamasi dhe krijimin e një komiteti administrativ kalimtar nën qeverinë palestineze”, theksoi Abbasi.



