Presidenti kroat: BE-ja u bën premtime të rreme vendeve në procesin e anëtarësimit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) ka hyrë në një “pauzë” në procesin e zgjerimit të tij duke shtuar se tani e tutje, askush nuk do të mund të hyjë në BE, raporton Anadolu.

Millanoviq u takua me studentë në Universitetin në qytetin Koprivnica të Kroacisë dhe vlerësoi sfidat universale dhe situatën aktuale politike.

Ai e përshkroi luftën Ukrainë-Rusi si një “luftë rraskapitëse” dhe shtoi se “Evropa nuk këmbënguli në tezën se çdo shtet ka të drejtë të zgjedhë se në cilën aleancë ushtarake do të bashkohet. Nëse do të kishte qenë kështu, ndoshta lufta mund të ishte parandaluar. Mendoj se Ukraina u detyrua të ndërpriste bashkëpunimin e saj me Rusinë pa marrë parasysh reagimin e Moskës. Kjo shkaktoi konfliktin”.

Pasi pretendoi se BE-ja ka hyrë në një “pauzë” në procesin e saj të zgjerimit, Millanoviq tha “Tani e tutje, askush nuk do të mund të hyjë në BE. Ndoshta vetëm Mali i Zi. BE-ja u premton shteteve anëtarësim të rremë. Përpiqet të marrë disa lëshime prej tyre”.

Millanoviq mbrojti idenë e tij se disa vendeve po u kërkohet të përshtasin politikat e tyre të jashtme me interesat e Perëndimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për Rusinë, ndërsa si një shembull të kësaj ai përmendi Gjeorgjinë.

Ai vuri në dukje se BE-ja nuk është “fuqi botërore” ashtu si dikur, se Evropa nuk është më në radhë të parë dhe se SHBA-ja dhe Kina janë “lojtarët kryesorë globalë”.

Presidenti kroat e përshkroi BE-në si një “projekt” të rëndësishëm në aspektin e parandalimit të konflikteve të mundshme midis vendeve anëtare dhe kontributit në stabilitetin rajonal. “Unë i kuptoj shqetësimet e vendeve që kufizohen me Rusinë. Megjithatë, Kroacia është në një pozicion të mirë falë gjeografisë së saj”, tha Millanoviq.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button