Presidenti kolumbian dënon sulmin me raketa ndaj Venezuelës

Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka dënuar sulmin me “raketa” ndaj Karakasit, pasi shpërthime të fuqishme u dëgjuan në kryeqytetin venezuelian.

Presidenti Nicolas Maduro akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këto sulme.

“Alarm i përgjithshëm, Venezuela është sulmuar”, shkroi presidenti kolumbian, i cili është aleat i Maduros, në një reagim në llogarinë e tij në X.

Gustavo Petro bëri thirrje për një mbledhje “të menjëhershme” të Organizatës së Shteteve Amerikane dhe Kombeve të Bashkuara për të vendosur mbi “ligjshmërinë ndërkombëtare” të këtij “sulmi” kundër vendit fqinj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button