Presidenti iranian: Forcat e armatosura të Iranit do të vazhdojnë të godasin “bazat e armikut”

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se forcat e armatosura të vendit të tij do të vazhdojnë operacionet kundër “bazave të armikut”, si dhe ka bërë të ditur se Këshilli i Përkohshëm i Udhëheqjes ka nisur zyrtarisht ushtrimin e detyrave pas vdekjes së liderit suprem, Ali Khamenei, transmeton Anadolu.
Në një video deklaratë, Pezeshkian tha se forcat e armatosura iraniane “po punojnë dhe do të vazhdojnë të punojnë me forcë për të shkatërruar bazat e armikut dhe do t’i zhgënjejnë ata si më parë”.
Në fillim të mesazhit të tij, presidenti iranian shprehu ngushëllime për vdekjen e Khameneit.
Ai konfirmoi se Këshilli i Përkohshëm i Udhëheqjes ka nisur zyrtarisht përmbushjen e përgjegjësive të tij.
Dje, SHBA-ja dhe Izraeli nisën një sulm ndaj Iranit, duke vrarë disa udhëheqës të lartë iranianë, përfshirë Khamenein. Teherani reagoi me një seri sulmesh me dronë dhe raketa që synuan Izraelin, objektiva amerikane dhe disa vende të Gjirit.
Izraeli dhe SHBA-ja ndërmorën një sulm të ngjashëm ndaj Iranit qershorin e kaluar, duke shkaktuar një luftë 12-ditore para shpalljes së armëpushimit.



