Presidenti iranian: Do ta bëjmë Izraelin “të pendohet” për sulmin vdekjeprurës

Presidenti Masoud Pezeshkian deklaroi se Irani do ta bëjë Izraelin “të pendohet” për sulmin vdekjeprurës, i cili shënjestroi disa zona, përfshirë edhe objektet bërthamore.
“Kombit iranian dhe autoritetet e vendit nuk do të qëndrojnë të heshtur përballë këtij krimi, dhe përgjigjja legjitime dhe e fuqishme e Republikës Islamike të Iranit do ta bëjë armikun të pendohet për veprimin e tij të pamenduar,” tha Pezeshkian në një deklaratë me video të transmetuar në televizionin shtetëror.