Presidenti i Kolumbisë paralajmëron SHBA-në: Mos e pushtoni Venezuelën

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro paralajmëroi se një pushtim i mundshëm amerikan i Venezuelës mund ta “kthejë rajonin në Siri”, transmeton Anadolu.

Petro foli në një takim të Këshillit të Ministrave në kryeqytetin Bogota dhe preku deklaratat e SHBA-së që shënjestrojnë qeverinë e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

“Nëse amerikanët mendojnë se mund t’i zgjidhin problemet e tyre duke pushtuar Venezuelën, gabohen rëndë. Në një rast të tillë, ata do ta vendosnin Venezuelën në një situatë të ngjashme me Sirinë dhe do ta tërheqin Kolumbinë bashkë me të”, tha Petro.

Duke kujtuar se ata ndajnë një kufi tokësor prej 2.219 kilometrash me Venezuelën fqinje, Petro paralajmëroi se në rast të një pushtimi, trafikantët e drogës që veprojnë përgjatë kufirit do të jenë në kërkim të mundësive për të sekuestruar burimet e tyre nëntokësore.

Ai tha se i ka dërguar mesazh presidentit amerikan Donald Trump përmes të dërguarve të tij në lidhje me operacionin e mundshëm ushtarak kundër Venezuelës, duke thënë: “Sigurova që Trumpit t’i përcillet se kjo do të ishte një gabim i madh”.

– Tre anije luftarake të Marinës Amerikane po lundrojnë drejt Karaibeve

Mediat kolumbiane pretendojnë se tre anije luftarake të Marinës Amerikane që transportonin afërsisht 4.000 trupa po lundrojnë drejt Karaibeve.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro në një deklaratë lidhur me ndërhyrjen e mundshme të SHBA-së tha: “Detet, qiellin dhe tokat tona i mbrojmë, i çlirojmë, i monitorojmë dhe i patrullojmë ne. Asnjë perandori nuk mund të prekë tokat e shenjta të Venezuelës, as nuk duhet të prekë tokat e shenjta të Amerikës së Jugut”.

Trump me një dekret që nënshkroi më parë dha udhëzimin që ushtria të përdoret më shumë dhe më efektivisht për të luftuar kartelet e drogës në Amerikën Latine. Ky vendim i Trumpit shkaktoi debat “nëse është apo jo në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

Duke folur për CNN, dy zyrtarë të lartë të ushtrisë deklaruan se duke ndjekur udhëzimet e Trumpit, u mor vendimi për të dërguar 4.000 trupa të këmbësorisë së marinës dhe marinsa që do të kryejnë detyra të ndryshme në rajon.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button