Presidenti i Bolivisë akuzon SHBA-në dhe Izraelin për “praktikimin e gjenocidit”

Presidenti i Bolivisë, Luis Arce, ka akuzuar Uashingtonin për shkaktimin e dhimbjes dhe vdekjes në mbarë botën dhe ka deklaruar se “një gjenocid po praktikohet aktualisht nga vendimi i dy shteteve”, duke iu referuar Izraelit dhe SHBA-së, në Gaza.
“Sot po dëgjohen jehonat e daulleve të luftës”, tha Arce, duke shtuar se presidenti amerikan Donald Trump dhe sektorë të tjerë të fuqishëm në SHBA kanë një “dëshirë obsesive” për të shkaktuar dhimbje dhe vdekje nëpër botë.