Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin irakian

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Irakut, Muhammad Shiya al-Sudani, transmeton Anadolu.

Në njoftimin e Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës thuhet se Erdoğan gjatë bisedës ka thënë se prioritet i Türkiyes është ruajtja e paqes përtej kufijve të saj dhe parandalimi i dëmtimit të popullatës civile.

Ai theksoi se uniteti, stabiliteti dhe integriteti territorial i Sirisë janë të rëndësishme dhe se për këtë çështje janë në të njëjtën pikë me Irakun. Erdoğan potencoi se regjimi sirian duhet të përfshihet në një proces real politik për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

Presidenti Erdoğan nënvizoi se Türkiye ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë hapa për të parandaluar organizatën terroriste PKK dhe shtrirjet e saj, të cilat përpiqen të përfitojnë nga zhvillimet.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button