Presidenti Erdoğan uron 572-vjetorin e çlirimit të Stambollit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan uroi përmes një postimi 572-vjetorin e çlirimit të Stambollit, transmeton Anadolu.
Në një postim nga llogaria e tij në median sociale presidenti Erdoğan tha: “Gëzuar 572-vjetorin e çlirimit të Stambollit, një nga epopetë më madhështore të historisë tonë. Me respekt, mirënjohje dhe falënderim kujtoj Fatih Sultan Mehmetin dhe ushtrinë e tij, të cilët i dhuruan këtë fitore kombit tonë duke mbyllur një epokë dhe duke hapur një epokë tjetër”.
Erdoğani gjithashtu përfshiu një pamje që përshkruan çlirimin me hadithin (thënien) e Profetit Muhamed se “Stambolli do të çlirohet patjetër. Komandanti që do ta çlirojë atë sa komandanti i mirë është, ajo ushtri sa ushtri e mirë është”.