Presidenti Erdogan takohet në Doha me Emirin e Katarit Al-Thani

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së tij zyrtare në Doha, u takua me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani.
Takimi ballë për ballë midis dy liderëve në Pallatin e Emirëve po zhvillohet pa praninë e mediave.
Më pas vijon takimi midis delegacioneve dhe ceremonia e nënshkrimit të disa marrëveshjeve të përbashkëta.
Katari është ndalesa e dytë e turneut treditor të Erdoĝanit në Gjirin Persik, pas Kuvajtit, ndërsa më pas, presidenti turk do të udhëtojë për në Oman.