Presidenti Erdogan pas vizitës në Katar niset për në Oman

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u nis me avionin e tij drejt Omanit pas takimeve në Doha, kryeqytetin e Katarit, ku ai ndodhej për një vizitë zyrtare me ftesë të Emirit të Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani, raporton Anadolu.
Erdogan u përcoll në Aeroportin Ndërkombëtar Hamad nga Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Katarit, Sheikh Saud bin Abdulrahman bin Hassan bin Ali Al Thani, zyrtarë të Katarit, Ambasadori turk në Doha, Mustafa Göksu dhe zyrtarë të tjerë.
Gjatë vizitës së tij në Oman, Presidenti Erdogan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan si dhe nga ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Simsek, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler, ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë, Omer Bolat, zëvendëskryetari dhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik, zëvendëskryetari i AK Partisë dhe shefi i Politikave Shëndetësore, Halit Yerebakan, zëvendëskryetarja e Grupit të AK Partisë, Ozlem Zengin, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), İbrahim Kalın, drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Burhanettin Duran, drejtori i Industrive të Mbrojtjes Presidenciale, Haluk Gorgun, shefi i Kabinetit të Presidencës Hasan Dogan dhe këshilltari kryesor i Presidencës për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çagatay Kılıç.