Presidenti Erdogan nesër do të takohet me homologun ukrainas Zelenskyy në Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy nesër në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu.

“Presidenti ynë, z. Recep Tayyip Erdoğan, do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në vendin tonë me ftesë të presidentit tonë, të martën, më 18 shkurt, në Kompleksin Presidencial”, u shpreh në X kreu i Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun.

Të dy liderët pritet të diskutojnë partneritetin strategjik Türkiye-Ukrainë, me fokus në “rishikimin e marrëdhënieve në të gjitha aspektet” dhe “adresimin e hapave që do të ndërmerren për të forcuar më tej bashkëpunimin midis dy vendeve”.

Vizita do të ofrojë gjithashtu një mundësi për një “shkëmbim pikëpamjesh mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë” dhe “çështje të tjera rajonale dhe globale”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button