Presidenti Erdogan mbërrin në Tiranë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan sapo mbërriti në Tiranë ku sot do të mbahet Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian me temën “Evropa e Re në Botën e Re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i Përbashkët”.

Tema kryesore e Samitit, i cili do të bashkë-organizohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë siguria dhe një vizion i përbashkët për të ardhmen e Evropës.

Brenda këtij kuadri, udhëheqësit pritet të diskutojnë sigurinë evropiane, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën, mbrojtjen evropiane, mbrojtjen e demokracisë, si dhe gatishmërinë dhe aftësinë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të ndryshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button