Presidenti egjiptian Sisi nesër për vizitë zyrtare në Turqi

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi do të zhvillojë vizitë zyrtare në Türkiye të mërkurën për të bashkëkryesuar takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, tha në një deklaratë Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke, transmeton Anadolu.

Sisi do të vizitojë Türkiyen me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

“Si pjesë e vizitës, presidenti Erdoğan dhe presidenti el-Sisi i Egjiptit do të bashkëkryesojnë takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, i cili u ristrukturua në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të nënshkruar gjatë vizitës së presidentit Erdoğan në Kajro më 14 shkurt 2024”, tha Zyra e Komunikimeve.

Gjatë takimit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Türkiye-Egjipt dhe do të trajtohen hapat e mundshëm që synojnë thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe, gjatë bisedimeve do të shkëmbehen edhe pikëpamjet për çështjet rajonale dhe globale, veçanërisht sulmet izraelite në Gaza dhe territoret e pushtuara palestineze. Gjithashtu do të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme dypalëshe.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button