Presidenti egjiptian- Shteti i ardhshëm palestinez mund të çmilitarizohet

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ka deklaruar se një shtet i ardhshëm palestinez mund të çmilitarizohet dhe të ketë një prani të përkohshme ndërkombëtare të sigurisë për të ofruar garanci si për atë ashtu edhe për Izraelin. Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kajro me kryeministrin spanjoll Pedro Sançez dhe kryeministrin belg Alexander De Cro, ai theksoi se me mbështetjen ndërkombëtare është e mundur të vendoset paqe dhe çmilitarizim, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

“Ne kemi thënë se jemi gati që ky vend të çmilitarizohet dhe mund të ketë garanci për forcat, qoftë forcat e NATO-s, forcat e Kombeve të Bashkuara apo forcat arabe apo amerikane, derisa të arrijmë sigurinë për të dy shtetet, shtetin e sapolindur palestinez dhe atë izraelit”, tha ai.

Një rezolutë politike që bën thirrje për një shtet palestinez të bazuar në kufijtë e 4 qershorit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, mbeti e pakapshme, shtoi presidenti egjiptian.

Vendet arabe kanë hedhur poshtë sugjerimet se forcat arabe po ofrojnë siguri në Rripin e Gazës pas përfundimit të operacionit aktual ushtarak të Izraelit kundër grupit militant palestinez Hamas, i cili ka nën kontroll Gazën që nga viti 2007.

Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi, u tha gazetarëve në Londër këtë javë se shtetet arabe nuk do të dëshironin të hynin në Rripin e Gazës, i cili mund të shndërrohej në një “djerrinë” me ofensivën ushtarake të Izraelit.

“Cilat janë rrethanat në të cilat secili prej nesh do të dëshironte të shkonte dhe të shihej si armik dhe të shihej se kishte ardhur për të pastruar rrëmujën izraelite?”, tha ai.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button