Prej sot 11 fluturime të reja nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

Ministria e Transportit njofton se politikat për tërheqjen e kompanive ajrore po japin rezultate dhe nga sot nisin 11 destinacione të reja nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.

Me orarin dimëror që nis më 27 tetor, nga Ohri do të fluturohet për në Bazel, ndërsa nga Shkupi për në Stokholm (aeroporti kryesor), Shtutgart, Bari dhe Larnaka – Qipro. Nga 3 nëntori pason Gjeneva, ndërsa më tej Madrid, dhe nga 15 dhjetori Pragë dhe Këln. Në prill priten linja të reja për Budapest dhe Napoli.

Gjatë sezonit dimëror (deri më 28 mars), nga Shkupi do të jenë të disponueshme fluturime drejt këtyre destinacioneve:
Vjenë, Beograd, Athinë, Zagreb, Varshavë, Frankfurt, Sandefjord, Geteborg, Malme, Ajndhoven, Bruksel, Paris, Dortmund, Fridrihshafen, Memingen, Frankfurt Hahn, Bazel, Nuremberg, Berlin, Milano, Hamburg, Venecie, Bratisllavë, Romë, Baden-Baden, Maltë, Bolonjë, Lubjanë, Londër, Stokholm, Pragë, Shtutgart, Larnaka, Këln, Lion, Bari, Madrid, Gjenevë, Stamboll, Izmir, Antalia, Cyrih.
Ndërsa nga Ohri: Cyrih, Bazel, Dortmund, Vjenë, Memingen.

Dy aeroportet e vendit në 10 muajt e parë të vitit shërbyen 2.585.096 udhëtarë, me rritje prej 6%, ndërsa Ohri shënoi rritje të fuqishme 16.2% të pasagjerëve të transportuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button