Pranimi nga Parisi i hajdutërisë kulturore gjatë kolonializimit francez në Afrikë

Qeveria franceze i ka paraqitur kabinetit një projektligj që synon lehtësimin e kthimit të mallrave kulturore të plaçkitura gjatë periudhës koloniale në vendet e tyre të origjinës.
Ky propozim do të zbatohet si përparësi për vendet afrikane, por “do të ketë një shtrirje gjeografike globale”, me qëllim përshpejtimin e kthimit të këtyre mallrave kulturore që aktualisht i përkasin koleksioneve kombëtare franceze.
Sipas Ministrisë së Kulturës, objektet duhet të kthehen në vendet që i morën ato në mënyrë të paligjshme midis viteve 1815 dhe 1972.
Viti i parë është fundi i Luftërave Napoleonike në Evropë, ndërsa viti 1972 është viti kur hyri në fuqi konventa ndërkombëtare e UNESCO-s për mbrojtjen e pronës kulturore kundër trafikimit të paligjshëm.
Projektligji kufizon parimin e “patjetësueshmërisë” për veprat që i përkasin koleksioneve kombëtare franceze.
Veprat që do të kthehen duhet të jenë fituar “nëpërmjet vjedhjes, plaçkitjes, caktimit ose dhurimit të fituar me shtrëngim ose dhunë ose nga një person që nuk duhet t’i kishte zotëruar ato në parim”, shpjegoi ministria.
Vendimi për të hequr objektet nga koleksionet dhe për t’i kthyer ato në vendet e tyre të origjinës nuk do të ishte një proces legjislativ rast pas rasti, por mund të merret me një vendim qeveritar ose një komitet shkencor dypalësh. Komiteti, i cili do të përfshijë historianë dhe ekspertë francezë dhe kolegët e tyre nga vendi që pretendon veprat, do të duhet t’i regjistrojë ato dhe të përcaktojë, nëse është e nevojshme, se objektet janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme. /tesheshi.com/