Prag lufte, 38 avionë luftarakë dhe 7 anije rrethojnë ishullin e Tajvanit

Nuk ka të ndaluar presioni i Pekinit ndaj Tajvanit, i cili është shtuar edhe më shumë në ditët e fundit me manovrat që ushtria kineze po mban në Detin e Kinës së Veriut.

Sipas raportimeve që vijnë nga Ministria e Mbrojtjes më shumë se 38 avionë, 7 anije luftarake dhe 4 njësi të rojës bregdetare kineze rrethuan ishullin një ditë më parë, madje pati dhe raste të shkeljes së hapësirës ajrore.

Për këtë arsye, njofton Ministria e Mbrojtjes, forcat tajvaneze kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe kanë monitoruar situatën për të qenë të gatshëm për t’iu kundërpërgjigjur çdo rreziku.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button