Posta e Maqedonisë: Vazhdon bashkëpunimi me Postën e Hungarisë

Nga Posta e Maqedonisë kanë njoftuar se sot një delegacion i Postave të Hungarisë ka zhviluar takim me drejtorin gjeneral të Postës së RMV-së. Orhan Kurtishi.
“Delegacioni i Postës së Hungarisë në përbërje me Llasllo Nagj, Drejtor për menaxhimin e produkteve të letrave dhe Adam Fuçko, udhëheqës i Departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar, sot realizuan takim me Drejtorin gjeneral të Postës Orhan Kurtishi dhe me përfaqësues të Sektorit për komunikacion postar të Kompanisë. Qëllimi i takimit është vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet të dy admistratave postare në fushën e shkëmbimit të dërgesave postare nga komunikacioni ndërkombëtar postar”, thuhet në njoftimin e Posta e Maqedonisë.