Policia vazhdon me kontrollet në komunikacion, dje ka shqiptuar 622 gjoba

MPB njofton se dje (06.03.2025) gjatë kontrolleve të planifikuara të trafikut në rrugët në mbarë vendin, për herë të parë është shënuar shifër prej 31 rastesh të kalimit të shoferëve në dritën e kuqe të semaforit, që është shumë larg mesatares së mëparshme statistikore për këtë kategori të kundërvajtjeve të regjistruara në baza ditore nga punonjësit e policisë.

“Nga gjithsej 622 urdhërpagesa të lëshuara gjatë ditës së djeshme, disa, përkatësisht 58, kanë të bëjnë me mosposedimin e patentë shoferit, më pas janë shqiptuar 41 masa për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, 30 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, si dhe janë sanksionuar 12 motoçiklistë për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse”.

“Janë regjistruar 5 gjoba për vozitje të automjetit në gjendje të dehur, si dhe janë shqiptuar 14 masa për kundërvajtje nga këmbësorët. Numri më i madh i urdhërpagesave të lëshuara për kundërvajtje vazhdon të ketë të bëjë me shpejtësinë jo të rregullt 111, dhe parkimin e paligjshëm 184. Gjithashtu, në përputhje me Ligjin për automjete, në pesë raste, pesë vetura janë larguar nga qarkullimi për shkak të mosfunksionimit teknik dhe 15 automjete të tjera për shkak të mosregjistrimit”.

“MPB, në pritje të fundjavës së ardhshme gjatë së cilës do të mbahet festimi i 8 Marsit, dhe duke pasur parasysh dinamikën e pritshme të rritjes së trafikut, sidomos tek kategoritë më të reja të qytetarëve, edhe një herë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik për respektim maksimal dhe të ndërgjegjshëm të rregullave të qarkullimit”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button