Policia spanjolle gjen pikturën e zhdukur të Picassos

Policia spanjolle ka gjetur një pikturë të Pablo Picassos që ishte zhdukur në fillim të tetorit ndërsa po përgatitej për një ekspozitë në Granadë, thanë autoritetet, transmeton Anadolu.
Në një postim në platformën amerikane X, policia kombëtare njoftoi se vepra ishte “zhdukur gjatë transportit për në ekspozitën në Granada dhe se mund të mos ishte ngarkuar fare në kamionin e transportit”.
Sipas policisë, Brigada e Trashëgimisë Historike po udhëheq hetimet ndërsa policia shkencore ka inspektuar paketën e gjetur.
Sipas transmetuesit publik RTVE, vepra e vogël e vitit 1919 me titull “Natyra e qetë me kitarë”, me vlerë rreth 600 mijë euro, ishte planifikuar të ekspozohej në ekspozitën “Natyra e qetë: Përjetësia e të pajetës” në qendrën kulturore “CajaGranada”.
Piktura ishte paketuar më 25 shtator dhe duhej të mbërrinte më 3 tetor, por rezultoi e munguar kur arkat u hapën tri ditë më vonë. Sipas lajmit, zhdukja u raportua zyrtarisht në polici më 10 tetor, duke bërë që vepra të përfshihej në bazën ndërkombëtare të artit të vjedhur.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi mënyrën se si është gjetur piktura, pasi hetimet janë ende në zhvillim.



