Policia sekuestron armë dhe municion në shtëpinë e një të moshuari në Veles

Sektori për Punë të Brendshme Veles ka paraqitur kallëzim penal kundër një 85-vjeçari nga Velesi me inicialet T.J., nën dyshimin se ka kryer vepër penale që lidhet me posedimin e paligjshëm të armëve dhe municionit.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 27 gusht 2025, zyrtarë policorë kanë kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një karabinë gjuetie, një pushkë gjuetie, si dhe një sasi më e madhe fishekësh dhe plumbash.

Nga MPB bëjnë të ditur se për armët dhe municionin e sekuestruar, personi nuk ka poseduar leje përkatëse, për çka ndaj tij është ngritur kallëzim penal për prodhim, mbajtje dhe tregtim të paautorizuar të armëve ose mjeteve shpërthyese.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button