Policia ndalon një autobus të mbingarkuar me fëmijë, zbulohet edhe defekt në frenim

Dje në ora 07:45, në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup, nga ana e policisë së Njësisë Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Siguri në Trafik, është kryer kontroll ndaj një autobusi me targa të Shkupit, në pronësi të një subjekti juridik nga Shkupi, i cili kryente transport publik të udhëtarëve (transport i organizuar i fëmijëve). Gjatë kontrollit është konstatuar se në autobus po transportoheshin 85 pasagjerë, ndërsa sipas lejes së qarkullimit maksimumi i lejuar është 48 pasagjerë. Pra, shoferi J.D. (63) nga Shkupi kishte transportuar 37 pasagjerë (fëmijë) më shumë se sa lejohet.

Autoritetet bëjnë të ditur se mbi automjetin është kryer edhe një kontroll i jashtëzakonshëm teknik në një stacion të autorizuar, ku nga ekspertët është konstatuar se autobusi kishte defekte teknike. Konkretisht, janë evidentuar probleme në sistemin e frenimit (fuqia e frenimit të frenës kryesore dhe ndihmëse) si dhe në pajisjet që mundësojnë dukshmërinë normale (xhami i përparmë i thyer).

Ndaj subjektit juridik, personit përgjegjës dhe shoferit J.D. (63) janë ndërmarrë masa përkatëse dhe ata do të përballen me sanksionet e parashikuara me ligj. Ndërkohë, automjeti është përjashtuar nga komunikacioni deri në eliminimin e mangësive, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksuan nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button