Policia ndalon automjet në Koçan, sekuestron marihuanë dhe arreston tre persona

Tre persona nga Shtipi janë privuar nga liria në Koçan pasi policia ka gjetur drogë gjatë një kontrolli të kryer mbi një automjet, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Sipas komunikatës zyrtare, më 5 shkurt 2026 rreth orës 15:10, zyrtarët policorë nga Njësia e Punëve të Brendshme Koçan kanë arrestuar E.Xh. (35), M.Xh. (27) dhe E.D. (50), të gjithë nga Shtipi. “Në orën 15:05, në rrugën ‘Stamen Manov’ në Koçan, policia ndaloi një automjet të tipit ‘Volkswagen Golf’ me targa të Shtipit, i drejtuar nga E.D., ndërsa gjatë kontrollit te personi M.Xh. u gjet dhe u sekuestrua marihuanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Autoritetet bëjnë të ditur se një gjyqtar nga Gjykata Themelore në Koçan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për M.Xh., i cili është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Kumanovës.
Policia njofton se po ndërmerren veprime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të rastit.



