Policia me detaje për vrasjen në Tetovë

Policia e Tetovës sjell detaje në lidhje me vrasjen e rëndë që ka ndodhur sot pasdite, ku babai ka vrarë djalin e tij 39 vjeçar.

“Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në Tetovë, personi S.N. (39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Në koordinim me prokurorin publik po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button