Policia kap trafikues dhe përdorues të drogës, në pranga për një ditë 7 persona

Policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur shtatë persona që shisnin apo përdornin drogë. Sipas asaj që shkruan në buletinin policor, shumica e të arrrestuarve janë të rinj, raporton Alfax.

  • Sot (17.04.2024) në ora 01:40 në zonën e Qendrës në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë së Ndërhyrjes në SPB Shkup kanë privuar nga liria A.M (36) dhe 20-vjeçarin A.S, të dy nga Shkupi, pasi u është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, lëndë pluhuri e bardhë dhe sende të tjera.
  • Sot (17.04.2024) në ora 00:40 në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti Policor për Intervenim në SPB Shkup, kanë privuar nga liria një të mitur nga fshati Novosellë, Shkup, për shkak të gjetjes së marihuanës e cila i është konfiskuar.
  • Me datë 16.04.2024 në ora 20:30, në zonën e Komunës së Aerodromit në Shkup, nga Njësiti policor për Intervenim në SPB Shkup, u privua nga liria 25 vjeçarin N.N pasi e kanë gjetur dhe ia kanë kofinskuar një sasi të marihuanës.
  • Më 16.04.2024 në ora 15:20 në zonën e Gazi Babës në Shkup, nga Njësiti Policor për Intervenim në SPB Shkup, është privuar nga liria L.G (20) pasi i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
  • Me datë 16.04.2024 në Prilep, zyrtarët policorë nga SPB Prilep e kanë privuar nga liria B.S (22) nga Prilepi. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, u gjetën marihuanë, lëndë pluhuri e bardhë, lëndë  e trashë, peshore dixhitale, send me mbetje të lëndës pluhur të bardhë dhe sende të tjera të dyshuara se janë me origjinë nga vepra penale të cilat janë sekuestruar. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
  • Me datë 15.04.2024, zyrtarët policorë të Policisë së Krushevës ia kanë hequr lirinë V.C (73) nga Krusheva. Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Koshino, komuna e Dollnenit, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur një armë, një kornizë me fishekë, marihuanë, një substancë e trashë, para të ndryshme dhe sende të tjera që dyshohet se burojnë nga vepra penale, njofton Ministria e Brendshme. Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button